Sipas MeteoAlb pjesa e më madhe e vendit tonë do të jetë në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin mbizotërim të kthjellimeve dhe kalime të pakta të vranësirave. Por në zonat malore parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme në orët e mesditës dhe pasdites.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 25°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.