Në puntatën e sotme të “Për’puthen”, Laureta Zyba dhe Samuel Ceribashi kanë zhvilluar takimin e tyre të tretë, kësaj here ndryshe nga dy të tjerat.

Gjatë takimit dyshja kanë diskutuar së bashku tema private dhe intime. Ndërsa kanë zhvilluar dhe një lojë me pije alkoolike, konkurrentët kanë kërcyer nën ritmet e muzikës teksa Laureta e ka provokuar Samuelin me lëvizje sensuale.

Ata u panë shumë të afërt me njëri tjetrin ndryshe nga takimet e tjera që kanë zhvilluar. Ndryshe nga të tjerët Ceribashi ka guxuar duke i dhuruar për herë të parë disa puthje në qafë dhe ‘ledhatime’ në pjesët intime.

Gjithashtu Samueli i bëri dhe një surprizë të vogël Lauretës ku i dhuroi një varëse me gurë të cilën ajo e pëlqeu shumë.

Rikujtojmë disa javë më parë një video që qarkulloi në rrjet, shihej Efi në prapaskenë duke ofenduar rëndë Samuelin. Duket se debati kishte nisur që në studio, ku sipas Efit, konkurrenti i kishte thënë “Të njoh se kush je” para kamerave.

Gjatë videos Efi dukej mjaft e revoltuar dhe dëgjohej duke iu drejtuar konkurrentit me fjalë të tilla si “ordiner” apo “kalama b*the”.