E ftuar në emisonin e sotëm “Ditë pas dite” me Fjodora Fjorën ka qënë një nga personalietet më të spikatur të politikës shqiptare. Grida Duma njihet jo vetëm si politikane e zonja e cila ka guxuar të thotë gjithmonë të vërtetën ashtu siç ajo e mendon, por nga ana tjetër ka spikatur si një grua shumë e bukur.

Sipas saj të qënit grua por njëkohësisht dhe e mirë në politikëbërje është sfidë më vete. Ajo foli për dorëheqjen e saj nga posti i Nënkryetares së Pastisë Demkoratike,duke u shprehur:

“Nuk më vjen keq që jam gjendur në ktë periudhë tranzicioni në Partinë Demokratike, momenti më i mirë i punës është duke ardhur”.

Po ashtu ajo ka pohuar se vendi ku ajo do të zgjidhte të bënte politikë është vendi i saj dhe puna me njërëzit e atdheut të saj.

Ata politikanë të cilët nuk ja kanë dal të bëjnë politikë në vendin e tyre nuk i kanë kuptuar njërëzit sipas saj.

E pyetur se ku ndihet më rehat mes politikës apo të qënit pedagoge, habitati i saj i preferuar janë studentët dhe energjia pozitive që ata trasmetojnë.Dhe ajo që ne të gjithë kemi parë janë fjalimet e saj frymëzuese, G Academy është një nismë mes saj dhe një trupe akademike tepër të përgatitur në fushën e komunikimit të cilët kanë studiuar jashtë vendit, dhe kanë për synim përgatitjen dhe trajnimin e individëve në karrierë.

Por të balancosh karrierën dhe të qënit gjithmonë në formë mesa duket as kjo për Grida Dumen nuk është sfidë e vështirë.

”Nuk kam askënd të më thotë çfarë duhet të vesh, për mua veshja është koncep, veshja që do zgjidhja sot është një T-shirt dhe një xhaketë, për të treguar që xhaketa është gjithmonë aty, dhe situatën nuk e kam jashtë kontrrollit duke e lidhur me politikën”, ka treguar ajo.