Dashi: Nuk ka shumë probleme dashurie, por mund të ketë pakënaqësi të vogla. Në anën tjetër, do të ketë hapësira të reja pune.

Demi: Nga kjo e enjte do të ishte më mirë të zgjidhnit të gjitha çështjet e mbetura të hapura. Në punë duhet t’i kushtoni pak kohë vetes për të vënë ca rregull në gjërat tuaja.

Binjakët: Shumë emocione të bukura vijnë për dashurinë. Në punë është e rëndësishme të dëgjoni edhe tjetrin, duke u përpjekur të mos bëni gjithmonë luftë.

Gaforrja: Përsa i përket dashurisë, gjëja më e rëndësishme është të përpiqeni të hiqni dorë nga energjitë negative. Në punë është e rëndësishme të qëndroni të qetë për të arritur në gjëra më konkrete.

Luani: Në sferën e dashurisë do të konfirmoni marrëdhënien me partnerin/. Mundësi të mëdha vijnë për një punë të re, angazhim të ri.

Virgjëresha: Kujdes nga marrëdhëniet me Binjakët dhe Shigjetarin, mund të ketë tensione të vogla dashurie. Në punë mund të vijnë zhvillime të reja që do t’i kthejnë gjërat përmbys.

Peshorja: Më mirë të shtyni të gjitha diskutimet e dashurisë për nesër (e premte). Edhe në punë do të ishte një ide e shkëlqyer të bëni të njëjtën gjë për të shmangur tensionin.

Akrepi: Një ditë e bukur për dashurinë, ideale për të shkuar më tej. Të fitosh kohë nuk është një dështim, por një arsye e mirë për të bërë zgjedhjet e duhura.

Shigjetari: Më në fund një ditë pushimi nga të gjitha tensionet që keni kaluar. Në punë nuk duhet të dorëzohemi, por të pranojmë që gjërat të ecin vetë.

Bricjapi: Është e rëndësishme të kuptoni se me kë keni të bëni përballë çdo diskutimi dashurie. Në punë, të provoni veten dhe të jepni më të mirën tuaj mund të jetë një faktor përcaktues.

Ujori: Dashuria me siguri do të përmirësojë këtë ditë të rënduar. Në punë po vjen një periudhë mjaft e rëndë, intensive, por që mund t’ju sjellë kënaqësi.

Peshqit: Në dashuri gjërat mund të jenë më mirë, por lajme të mira do të vijnë. Në punë do të ketë lajme të mira për ata që dinë të presin.