Aktori Amos Zaharia ka rrëfyer takimin e parë të motrës së tij Elia Zaharia me Princin Leka dhe ka zbuluar se cilat janë gjërat që vlerëson më shumë tek një femër.
Princi Leka me Elia Zaharin kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në vitin 2016, ndërsa katër vite më pas u bënë prindër të një vajze, Geraldinës.
Aktori rrëfeu takimin e parë të motrës së tij me Princ Lekën, ku theksoi se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre ndërsa nuk i kurseu as batutat.
“Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi që unë nuk di ta shpjegoj, por është një shikim ku shihen dy njerëz që tërhiqen me njëri-tjetrin dhe kjo ishte ajo që ndodhi. Dhe unë duke i parë dhe duke u larguar avash avash, se po i lija terrenin hapur Elias dhe… bëj shaka patjetër. Por është një gjë që lindi aty për aty.”– u shpreh aktori.
Sa i përket jetës së tij, aktori riktheksoi përsëri se ka vendosur që të mos flasë më për mediat rozë dhe se dëshiron ta mbajë private dhe të mos ndajë asgjë me publikun,
Megjithatë, ai ka zbuluar se kush janë gjërat që vlerëson më shumë tek një femër, duke veçuar faktin se ajo duhet të jetë e pavarur dhe me vetëbesim.
“Pothuajse gjashtë vitet e fundit (jeta ime) nuk ka qenë aspakt private kam dalë hapur me ish të dashurën time dhe dilnim shumë shpesh nëpër emisione televizive. Ajo gjithashtu është këngëtare dhe tanimë pas ndarjes kam vendosur që jeta ime private të jetë realisht private, prandaj edhe quhet private në fund të fundit.
Vlerësoj intelektin, edhe zemrën e madhe. Edhe indipendencën. Unë dua që një femër të jetë gjithmonë e pavarur, nuk dua asnjëherë që të jetë kërkuese… nuk më pëlqejnë femrat që nuk kanë vetëbesim edhe që nuk janë të pavarura. Femrat inteligjente më pëlqejnë shumë”– tha Amos Zaharia në një intervistë për “N’Zoom.”
Ndërsa pyetjes “A beson në dashuri me shikim të parë?”, ai iu përgjigj kështu:
“Problemi është që njeriu nuk e zgjedh asnjëherë dashurinë, mund të ndodhi te komshia e katit poshtë, mund të ndodhi te një gazetar që të bën ca pyetje, mund të ndodhi në punë, mund të ndodhi me pushime… Domethënë njeriu nuk e di se nga i vjen dashuira. Por në momentin që vjen ti e di shumë mirë dhe pastaj gjërat marrin rrjedhën e vet. Kot nuk thonë që dashuria është e verbër.”