Prej orëve të para të ditës së sotme, tifozët e Romës dhe Feynord duket si I kanë lënë pas ngjarjet e mbrëmshme ku patën përleshje me policinë dhe kanë vendosur të përjetojnë atmosferën festive në kryeqytet.
Atmosferës festive nuk ka mundur t’i rezistojë njëri prej tifozëve shqiptarë, i cili është bashkuar me holandezët dhe e ka tepruar me pijen, më pas është dërguar me barelë në spital pasi nuk u ndje mirë.
Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 luhet finalja e ‘Conference League’ mes Romës dhe Feyenoord në stadiumin ‘Air Albania’.