Edhe pse në pamje të parë mund të duket një proces i thjeshtë, jo të gjithë e dinë si përdoret kremi kundra diellit dhe si rrjedhojë jeni më të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme për lëkurën. Këto janë 3 gabimet më të zakonshme që bëni kur aplikoni kremin e diellit.

Nuk aplikoni sasinë e duhur

Studimet kanë treguar se shumica e njerëzve aplikojnë vetëm një të katërtën e sasisë së kërkuar kur vendosin krem dielli. Aplikimi i kremit me indeks mbrojtjeje 15 do të thotë se në të vërtetë po merrni një indeks mbrojtjeje prej 8. Për sasinë e duhur, kini parasysh të aplikoni produkt sa madhësia e një monedhe 20 cent.

Nuk respektoni afatin kohor të riaplikimit

Çdo krem kundër diellit duhet të aplikohet brenda një afati kohor të caktuar. Pavarësisht se mund të jetë me SPF 15 apo 50, të gjitha formulat nuk janë efektive pas dy orësh qëndrimi në diell. Prandaj, riaplikimi është i rëndësishëm jo vetëm kur jeni në plazh por dhe kur drejtoni makinën në qytet apo punoni afër dritares në zyrë.

Nuk zgjidhni një krem me spektër të gjerë

Kur blini një krem dielli, duhet të zgjidhni një produkt që ju mbron nga rrezet UVA dhe UVB. Numrat SPF që shikoni në produkt i referohen mbrojtjes nga rrezet ultraviolet B (UVB) nga dielli. Por, për ta mbrojtur veten dhe nga plakja e parakohshme, duhet të keni parasysh dhe rrezet UVA.