Reperi Arkimed Lusha i njohur si Stresi është përfolur gjatë në mediat rozë për historinë e tij të dashurisë me Keisin.

Nga postimet e fundit të reperit në rrjete sociale ai ka lënë të kuptohet se të shkuarën e ka lënë pas duke nisur një histori të re dashurie. Stresi ka postuar në Instastory një video ku duket që është në praninë e një vajze të cilës ka preferuar t’i mbulojë fytyrën me një emoji.

Po si për të konfirmuar që për Stresin e shkuara nuk ka vlerë e madje as kujtimet, ai ka shkruar dhe një status duke u shprehur se që të kesh sukses nuk duhet të kthesh kokën nga e kaluara. Si duket për Stresin historia me Keisin i përket të shkuarës dhe se nga ajo histori as kujtimet nuk kanë mbetur.

Mos më keqkuptoni e kaluara ka vdekur dhe të kesh sukses mos kalo në të kaluarën po jeto të tashmen. Do thoni ju po kujtimet mbesin? Po mbesin një M… i madh“-shkruan Stresi.