Reperi Stresi dhe modelja Gresa Hoti janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother. Kjo ka nxitur dhe aludimet se mes tyre po ndodh diçka.

Por Stresi e ka mohuar të ketë diçka me Gresën duke thënë se e do vetëm si shoqe.

Ndërkohë gjatë spektaklit, edhe Gresa ka mohuar të ketë krijuar afrimitet me dikë më shumë se me të tjerët. “Me të gjithë kam krijuar afrimitet”, ka thënë ajo.