Shtatzënitë me anomali janë shtuar në vendin tonë. Sindroma Down  dhe fibroza cistike janë anomalitë më të shpeshta gjenetike që hasen tek shqiptarët.

Pothuajse 7 % e lindjeve  rezultojnë me fibroze cistike e cila  është një sëmundje që trashëgohet dhe nuk  lejon rritjen e mushkërive tek bebet.

Mesatarisht 1 në 60 lindje, nga nënat mbi 30 vjeç, është me Sindromën Down, por mjekët po vënë re edhe rritje të  numrit të bebeve që lindin me fibrozë cistike pasi të dy prindërit kanë qenë bartës.

Ata rekomandojnë  që çiftet e reja të kryejnë testet gjenetike për të zbuluar herët problemet e trashëguara tek foshnjat e tyre.

Në rast se analiza ngre dyshime për defekte gjenetike gjatë shtatzënisë , nëna  nuk duhet të neglizhojë testet e tjera më të detajuara.

Gjenetistët thonë se anomalitë e lindura janë shtuar vitet e fundit edhe për shkak të faktorëve të tjerë, mjedisorë, mënyra e jetesës, por edhe se çiftet po bëhen prindër në moshë të madhe.