Kanë kaluar 32 vjet nga xhirimet e filmit të famshëm “I vetëm në shtëpi”. Një film për të gjitha kohërat, shënoi fëmijërinë e shumë njerëzve dhe vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite. Ky film është shfaqur tradicionalisht prej vitesh në televizion dhe megjithëse e kemi parë të panumërt, gjatë atmosferës së Vitit të Ri me kënaqësi e shikojmë sërish…

Joe Pesci dhe Daniel Stern u bënë të famshëm duke luajtur ‘hajdutët’ jo aq të zgjuar në filmin popullor “Home Alone”. Edhe pse Harry-n dhe Marv-in i kujtojmë si personazhe të rinj, sot ata janë të dy më të plakur dhe duken shumë më ndryshe se në filmin e njohur që i bëri të famshëm.

Joe Pesci luante Harry-n, i cili me Marvon përbënte dyshen e famshme dhe sot mbush 79 vjet. Daniel Stern sot është 65 vjeç. Edhe pse luajti në komedi të shumta, ai njihet më së shumti për rolin e Marv në filmat ” I vetëm në shtëpi”. Krahas aktrimit, Danieli bën edhe skenare dhe regji, ndërsa një nga rolet e tij të fundit është në serialin “Shrill”.

Për sa i përket jetës private, ai është i martuar me Laura Matos që nga viti 1980, me të cilën ka tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza. Meqë ra fjala, djali i tij Henri është senator nga Kalifornia, ndërsa në vitin 2009 Daniel mori çmimin “Thirrje për shërbim” nga ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama për punë vullnetare.