Albërije Hadërgjonaj, e cila sot ka arritur majat e suksesit, shpesh herë ka folur për të gjitha vështirësitë që i është dashur të kapërcejë shumë vite më parë.

Për “Goca dhe Gra” ajo rikujtoi sot se çfarë ka kaluar për tu bërë ajo që është sot, divorc, burgu i bashkëshortit apo varfëria. Albërija rrëfeu se duke punuar, duke rritur veten çdo ditë dhe duke e dashur jetën, ajo ka arritur t’i lërë pas të gjitha vështirësitë.

“Unë para 10-12 vitesh nga një tmerr që kam përjetuar, nga një divorc, 10 vite burg, probleme, pa para. Unë të mos isha e fortë, do isha mposhtur,e mbaruar. Unë vendosa që do punoj me çdo lloj qenie të mundshme. Unë vajzat i çoja me makinë dhe i prisja në makinë kur dilnin nga club. Ju thoja, dilni kur tju them me orar, se përndryshe nuk e shihni më. Kur je e zonja… Unë e kam shtëpinë akullore, 50 vetë të më vijë unë këndoj qesh, gatuaj. Ku kemi arritur sot, e kemi nisur nga hiçi, kjo është të rrisësh vetën. Kur kam shkuar në Amerikë, kam jetuar në një dhomë të vogël me një banjo, kemi pasur vetëm një krevat me Anxhelinën dhe një televizor dhe një kuzhinë të vogël me një lavaman. Ashtu kemi jetuar dhe sot fqinj me familjen Kardashians. Por gjithmonë e kam dashur jetën”, tregoi Albërije.