Kur duket se është thënë fjala e fundit për historinë e dashurisë që mbeti brenda shtëpisë së “Big Brother”, mes Beatrix dhe Donaldit, gjithmonë del dikush që do ta rikujtojë dhe do të rindezë diskutimet apo debatet për të. Këtë gjë mund ta kenë bërë ish-banorë të reality show-t, miq të artistëve apo edhe thjesht ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ndërkohë që sonte ka qenë pikërisht Albërije Hadërgjonaj që i është rikthyer asaj që ndodhi.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, këngëtarja e njohur ndër të tjera foli edhe për historinë e mbesës së saj në shtëpinë e “Big Brother”, ku e krahasoi atë që ndodhi me një “gurgule të madhe”.

“Mendoj se historia e BBV u bë një gurgule e madhe. Beatrix, përvecse shumë e brishtë, është edhe një vajzë pa shumë eksperienca. Jeta është një dhuratë që na e ka dhënë Zoti dhe nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë”-tha Hadërgjonaj.
E duket se me fjalët për mungesën e respektit, Albërija mund të ketë thënë të fundit sa i takon kësaj teme, të paktën për veten e saj. Nëse do të rikthehet sërish të jetë qendër diskutimesh, për këtë na duhet të presim e të shohim.