Këngëtari nga Gjakova, Alban Shehu, është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ditën e djeshme ai sulmoi policinë, pasi e gjobitën për kundërvajtje në trafik.
42-vjeçari ishte në gjendje të dehur në momentin që është ndaluar nga policia. Kjo ka bërë që Shehu të mos japë asnjë deklaratë në Komisariat. Sipas aktvendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Alban Shehu është këngëtar i cili këndon muzikë popullore dhe është i njohur në Kosovë. Ai është i martuar dhe babi i dy fëmijëve.