Ditën e djeshme, mediat raportuan se një person ishte gjetur i vdekur në banesën e tij në lagjen “Emshir” në qytetin e Gjilanit. Shpejt u mësua se bëhej fjalë për muzikantin Lind Ibrahimi.

Nuk u dhanë shumë detaje për rastin, por vdekja e tij në një moshë kaq të re, vetëm 32 vjeç tronditi të gjithë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë reaguar në rrjete sociale.

Mes tyre është edhe këngëtarja Linda Halimi, e cila Lindin e ka pasur djalin e tezes.

E pikëlluar, ajo ka ndarë një ndër bisedat e fundit me të.