Biznesmeni i njohur Shefqet Kastrati nuk ka ndërmend të vijojë më me procedurat e blerjes së televizionit Euronews Albania.
Burime nga televizioni bëjnë me dije për Gazeta Jonë se “Kastrati Group” është tërhequr përfundimisht nga blerja e 60% të aksioneve të Euronews Albania që u hap fillimisht si filiali shqiptar i Euronews.
Marrëveshja për këtë blerje u finalizua disa muaj më parë por duket se Kastrati ka plane të tjera në tregun mediatik.
Gazeta Jonë raportoi më herët se ai ishte në negociata për blerjen e Top Channel nga familja Hoxha. Negociatat janë në fund dhe mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati.
Nuk nëse shkaku i heqjes dorë nga Euronews Albania lidhet me negociatat për Top Channel apo me gjendjen e TV-së, i cili në pak vite shkaktoi një mal me borxhe ndërkohë që s’ka kapur ndonjë audiencë për të qenë duke u renditur në fund të listës së televizioneve shqiptare për shikueshmëri. /GazetaJonë