Bashkëshorti i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman ka shpërthyer në lot gjatë daljes së tij të fundit televizive.

Ai tregoi mes lotësh se gjatë prindërimit ka kuptuar gabimet që ka bërë me babain e tij.

“Fjala baba më sjell në mendje gabimet që kam bërë ndaj tim ati . Prandaj u preka. Nuk është vetëm babai arsyeja e emocioneve por edhe gjëra të tjera. Kur të bëheni prindër do i kuptoni disa gjëra. Ndodhi diçka që nuk e prisja, kemi përjetuar diçka kohët e fundit prandaj u preka. Kur them emrin e Efehan më kujtohet babi, kur them emrin e atij më kujtohen gabimet që kam bërë.”, tha Tolga.
Kujtojmë se Tolgahan dhe Almeda kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.

Dy të vegjlit i kemi parë shpesh në llogaritë e prindërve në rrjete sociale dhe padyshim e gjithë dashuria dhe vëmendja e çiftit është tek ata.