Modelja dhe ish-Miss Shqipëria Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi ku dhe ka krijuar familjen e saj me aktorin e njohur Tolgahan Saysman si dhe karrierën e saj.

Almeda është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ka dhe milion ndjekës mes të cilëve shumë shqiptarë, ku shpeh publikon momente nga jeta e përditshme si dhe fëmijët e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar në storyt e Instagramit disa mesazhe të vazhdueshme ofenduese për çdo foto që publikon që ka marrë nga një ndjekës.

Të hëngshin macet Alina”,-shkruan komentuesja në një video  ku shihet vajza e modeles duke luajtur me mace. Ndërkohë në një foto të Almedës ajo shkruan: “Sa e shëmtuar,”.

Por edhe pse shumëkush mund të priste një reagim apo përgjigje të ashpër nga ish-missi ajo duket se e ka marrë me sportivitet dhe me qetësi maksimale. Ajo postimin e ka shoqëruar me të qeshura dhe thjesht ka shkruar: Po pse?

Almeda Abazi është transferuar në Turqi për të ndjekur karrierën e saj të modeles që pas fitimit të titullit Miss Shqipëria në moshën 17-vjeçare. Ajo prej disa vitesh është martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Saysman me të cilin ka dy fëmijë, djalin 3-vjeçar Efehan si dhe vajzën Alina, 1 vjeçe.