Prej pak kohësh Eneda Tarifën nuk e shohim më në televizion si moderatore, ndërsa duket se ajo i është përkushtuar me kohë të plotë karrierës si këngëtare dhe planifikon që këtë gjë ta vazhdojë edhe më tej.
E ftuar ditën e sotme në ‘Abc e Pasdites’, pas publikimit të këngës më të re “Cep me Cep”, ajo ju përgjigj pyetjes nëse e mendonte një rikthim të mundshë në televizon me vendosmëri dhe me një jo të prerë. Sipas Enedës ekrani e ka lodhur gjithë këto vite dhe tani do t’i përkushtohet muzikës dhe këngëve të reja.

Ndër të tjera Tarifa tha: “As më shkon mendja fare(per televizionin). Ndjej që jam lodhur gjithë këto vite në ekran. U bë që në vitin 2010 që jam non stop në prezantim. Dua këto vite t’i kushtohem muzikë, të lë disa këngë dhe disa kujtime për vajzën time që ndoshta janë edhe trashëgimia e saj më e madhe.Këtë vit nuk e shtyj më të bëj një koncert recital. Kënga që do të vijë është një remake, ripunim i një kënge të vjetër arbëreshe, e pres të dali me ditë.”

Ndërkohë ajo nuk i shpëtoi edhe pyetjeve për ish-kolegët e saj në skenën e Portokalli dhe “zëvendësueses” së saj. Në lojën e shpejtësisë, ku Eneda duhet t’u përgjigjej pyetjeve rruf vetëm me një fjalë, artistja tha për Salsano Rrapin se është një “koleg i mirë”, për Xhemi Shehun tha “e papame”, ndërkohë që për Fjoralba Ponarin u shpreh se është “talent i jashtëzakonshëm se nuk e kisha parë në aktrim”.