Emri i Afrona Dikës kohët e fundit ka qenë shumë i lakuar në mediat rozë.

Fillimisht për ndarjen nga Blero e më pas për shkak se Instagrami i saj u hakua.

Por vetëm pak kohë pasi e riktheu atë, llogaria e saj ra sërish në duart e ‘hackerave’. Në profilin e saj në Instagram janë fshirë të gjitha postimet.

Për më tepër, si foto profili është postuar një foto e zezë.