Blero është një ndër këngëtarët më të preferuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai është humë aktiv në rrjetet e tij sociale ku publikon foto dhe video të ndryshme si nga jeta private po ashtu edhe profesionale.

Aktori i njohur Hollywodian, Leonardo DiCaprio ditë më parë i dha fundi lidhjes me modelen, Camila Morrone.

Edhe pse nuk dihet arsyeja e vërteta e ndarjes, shumë persona kanë aluduar se aktori 47-vjeçar është ndarë me modelen pak pasi ajo mbushi 25 vjet.

Kjo thuhet të jetë një “rregull i pashkruar” i aktorit që të takohet me femra më të reja se 25-vjeçare, të cilën e ka bërë prej vitesh me ish-partneret e tij.

Zgjedhja e aktorit DiCaprio i ka pëlqyer edhe Bleros, i cili kohë më parë u nda nga ish-bashkëshortja e dytë, Afrona Dika.

 “Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”, ka shkruar Blero.