Pak kohë më parë Blero konfirmoi ndarjen nga Afrona Dika, duke thënë se janë ndarë që në muajin Maj. Së fundmi këngëtari ka marrë vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram.
Ai ka publikuar një foto me një vajzë misterioze. Blero nuk ka zbuluar asgjë rreth saj, por duket që bëhet fjalë për një bjonde.

Këngëtari e ka shoqëruar foton me një zemër lejla. Nuk dihet nëse ai ka nisur një lidhje të re apo vajza është Afrona, e cila është gjithashtu bjonde.