Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, ka pak kohë që ka konfirmuar statusin e tij si beqar. Ai tregoi se i dha fund edhe martesës së tij të dytë me modelen Afrona Dika, pas një martese të dështuar me aktoren Teuta Krasniqi.

Mirëpo, duket se Blero nuk është më single. Ai publikoi një fotografi jo shumë të qartë në InstaStory, ku mund të shihej pranë një ashensori teksa duket sikur shkëmben puthje me një vajzë.

Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur, megjithatë këto ditë këngëtari nga Kosova ka bërë të ditur se ndodhet në Gjermani.