Pasi Blero konfirmoi ndarjen nga Afrona, lajm i cili prej disa kohësh po qarkullonte në media, modelja së fundmi u përfol për lidhje të re.
Shkak u bë një postim i saj në Instastory, ku Afrona tregonte një gjest romantik që i kishte bërë një koleg.
Mësohet se Afrona aktualisht nuk është në një lidhje. Ajo është përqëndruar tek puna në qendrën estetike të hapur në Zvicër, angazhimi në të cilën nuk i ka lënë kohë për një njohje të re.