Duket se Donald Veshajt po i ecën mirë kjo puna e këngëtarit, saqë i vëllai Romeo po ndjek të njëjtat hapa. Para pak ditësh, Romeo na ka bërë të gjithëve të dyshojmë me një postim në ‘Instastory’, teksa dukej i shoqëruar me këngëtarin shumë të njohur, Ermal Fejzullahu, duke nxitur aludimet për një bashkëpunim mes tyre.
Dyshimet ishin të vërteta, pasi pak më parë të dy artistët kanë postuar video, duke kënduar një pjesë nga kënga e tyre e re, ku kanë pranuar bashkëpunimin mes tyre, i cili do të publikohet së shpejti.

Donaldi dhe Romeo Veshaj më në fund kanë nisur emisionin e tyre të shumëkomentuar. “Më lër të flas” u bë një shprehje identifikuese për Donaldin në “Big Brother Vip” teksa në përballje me banorët e tjerë kërkonte ta linin të fliste.