Ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, Luljeta Nallbani, që ditën e parë që u bë pjesë e programit të dashurisë spikati me karakterin e saj të drejtpërdrejt.

Teksa hyri në program për të gjetur dashurinë, 60-vjeçarja me qëndrimin e saj tehu tabu në ekran.

Të hënën Luli ishte e ftuar në studion e “Për’puthen” për të kujtuar eksperiencën e saj, për të cilën thotë se e ka shijuar shumë.

Megjithatë, për herë të parë, ajo rrëfeu se pjesëmarrja në programin e dashurisë i ka kushtuar në marrëdhënien që ka me nipërit dhe mbesat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk donin të merrja pjesë në emision, por unë jam e lirë. U kam bërë bllok, kam një vit që nuk flas me nipin, mbesën. Më thanë halla na turpërove”, tregon gjyshja, e cila shton: “Unë jam e pavarur, shyqyr që nuk u martova. Martesa për mua është ferr, dua të jem e lirë”.

Ish-konkurrentja nisi njohjen në program me Giuseppen por më pas u largua, duke lënë takimet në mes.

“Kishim kimi, por nuk më plotësonte”, tha Luli, e cila u komentua jo pak, kur u bëri thirrje deputetëve në parlament që të lejohet plazhi topless, ashtu siç ajo vetë preferon.

Pa komplekse, ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”, foli dhe për momentin e sikletshëm kur një video e saj nudo qarkulloi në rrjetet sociale:

“Kam qenë unë e zhveshur. Shkojmë ne Tamar. U ulëm dikur për të pirë kafe. Ishim 17 veta. I thash një gruaje më mbaj pak bluzën. Gocat po qeshnin me njëra-tjetrën, s’ma merrte mendja që më kishin bërë videon. Çdo njeri tregon veten. Vetëm forma, që ne femrat nuk duam njëra-tjetrën, kjo nuk më pëlqeu. Po këto videot më bënë më të fortë”.