E ka marrë apo e gënjyen? Arjola tregon çfarë ka ndodhur me shtepinë që i dhanë në BBV

Pyetjen e të gjithëve “Si është puna me shtëpinë e Big Brother?”, mbrëmjen e djeshme, aktores së njohur Arjola Demiri ia bënë edhe fëmijët e Piter Panit.

E ftuar në anijen e famshme, përballë gazetarëve të vegjël, Arjola pati edhe disa raste që u zu ngushtë nga pyetjet pikante të fëmijëve, megjithatë nuk u dorëzua.

Për kureshtjen e fëmijëve, por edhe të gjithë publikut për shtëpinë që fitoi nga BBV, Arjola tha:

“Po, e kam marrë shtëpinë, është në ndërtim. Pres që vitin tjetër të jetë gati”.

Aktorja Arjola Demiri ka folur së fundmi rreth fëmijërisë së saj dhe jetës private duke treguar detaje qe ndoshta s’i kishte thene asnjehere tjeter me pare.

Teksa ishte e ftuar në “Në kurthin e Pter Pan” Arjola rrëfeu se në fëmijërinë e saj djemtë kanë pasur frikë nga ajo, duke shtuar se ka qenë një vajzë rebele që bënte prapësira.

“Nga unë kanë pasur shumë frikë, sepse kam qenë me flokë të shkurtra, kam qenë rebele dhe kam bërë shumë praprësira. Më kishin shumë, shumë frikë.” – tha Arjola.