Aktorja Arjola Demiri, ka rrëfyer se akoma nuk është futur në banesën që iu premtuar. Aktorja ka treguar sesi ka shkuar jeta e saj pas daljes nga shtëpia e Big Brother Albania. Ajo tha sot në “Wake Up” se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer ne bezdisje.

Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bjëjë shtëpinë time të parën.”