Gazetari Kledis Okshtuni, i cili ka punuar së bashku me Roza Latin, për tri sezone si gazetar ka treguar rreth marrëdhënies së tij me moderatoren.

Gazetari ka bërë akuza shumë të forta ndaj moderatores, duke u shprehur se e trajtonte keq jo vetëm atë, por edhe të ftuarit. Sipas tij, Roza ka nevojë për ilaçe.

“Pasi ndërpreva bashkëpunimin me Rozën, kam kaluar një periudhë tepër të keqe, thuajse 1 vit pauzë, duke mos pasur asnjë kontakt, asnjë dalje publike. Mua më bëhet qejfi që është futur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri sepse njerëzit po arrijnë të njohin se me kë më është dashur të bashkëpunoj për tri vite. Një njeri që nuk ka kurrë një ‘mood’ konstant dhe mendoj se herë pas here mund të ketë nevojë për medikamente qetësuese sepse nuk e merr kurrë vesh se çfarë ka. Madje edhe të ftuarit, pjesa më e madhe e ‘showbiz’-it nuk e mbështet”, u shpreh ai.

Kledisi ka treguar momente edhe nga përplasjet që sipas tij ka pasur Roza me të ftuarit në emision.

“Në momentin që Meritoni ka ardhur për të dhënë intervistën, Roza i është drejtuar shumë keq duke i thënë se ‘si ka mundësi që ke ardhur me këtë veshje, nuk ke respektuar emisionin tim’ dhe ndërkohë kur fton një person, nuk ke si ndërhyn te veshja. E njëjta situatë ka ndodhur edhe me Bardhin, kjo për shkak të vonesave”, u shpreh gazetari.

Kledisi ka zbuluar edhe arsyen e vërtetë të përplasjes mes Rozës dhe Merit, duke u shprehur se në fakt ajo ka dashur ta ftojë në emision, por ajo ia la “seen”.