Tregu mediatik shqiptar duket se po riformatohet pas futjes në fushë të Shefqet Kastratit. Mësohet se mes këtij të fundit dhe familjes Hoxha që ka në pronësi Top Channelin janë duke u zhvilluar negociata për shitjen e televizionit. Ndërkohë që zhvillohen negociatat, në mes janë familjarët, të cilët mbetet të thonë fjalën e fundit për shitjen e televizionit të ndërtuar nga babai i tyre.

Megjithatë, në mes është një shumë e majme dhe mjaft joshëse për familjen Hoxha, e cila bën që të mos nxitohen apo të marrin vendime për të cilat mund të bëhen pishman më vonë.

Burime të “Gazeta Jone” pranë televizionit si edhe vetë “Kastrati Group” bëjnë me dije se palët po flasin për shitjen e “Top Channelit” kundrejt një shifre prej 60 milion eurosh.

Familja Hoxha i ka shumë borxhe “Kastrati Group-it” dhe mos shlyerja e tyre për vite me radhë e kanë ngarkuar ndjeshëm Top-in duke çuar në negociatat në fjalë për t’ia shitur kompaninë të gjithë kundrejt shumës prej 60 milion euro.

Më herët, Kastrati Group bleu edhe 60% të aksioneve “Euroneësit” duke u futur fuqishëm në tregun mediatik vendas. /GazetaJonë