Nëse e shihni rastësisht në një vend Roza Latin, keni dyshime nëse është ajo apo jo dhe afroheni ta pyesni, jua themi që tani që do ta mohojë.

Roza njihet tanimë për karakterin e saj sportiv, energjik dhe plot sarkazëm. Së fundmi, teksa ka qenë me miqtë e saj në një nga club-et e Kosovës, moderatorja është përballur me një nga ato situata që përballet çdo person publik. Një djalë i ri i panjohur është afruar pranë tavolinës së Rozës duke iu drejtuar me fjalët:

“Më dukesh si Roza Lati”.

Mes të qeshurash bukuroshja ja ka mohuar duke i thënë që thjesht ngjajnë për arsye se kanë tatuazhet njësoj. Këtë moment “funny” rastësia ka dashur që ta dokumentojë kamera e telefonit të Rozës e cila ishte e ndezur.