Shqiptari Agustin Kaza nga Mirdita është në gjendje kome pasi u qëllua me katër plumba, dy prej të cilëve e kanë prekur në kokë, teksa po konsumonte kafenë në një lokal në Bruksel.

44-vjeçari nga Mirdita ishte i ulur në një tavolinë buzë rrugës së bashku me një person tjetër, në një lokal shqiptarësh.

Autori u filmua nga teksa po ecte dhe në një moment u kthye duke drejtuar pistoletën nga shqiptari Kaza.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30 në rrugën ‘Joseph Brand’ pranë një kafeneje.

Sipas autoriteteve belge, një prej pistave kryesore ku po hetohet është ajo e prishjes së pazareve të drogës, por nuk përjashtohet edhe mundësia që tentativa e vrasje së tij të jetë kanunore.