Vazhdojnë spekulimet rreth ndarjes më të bujshme të momentit, atë mes Shakirës dhe Gerard Piqué; megjithatë, ish-kunati i këngëtares na siguron se ai e di të vërtetën.
Roberto Garcia, ish-i dashuri i një prej motrave të Shakirës, tha për median spanjolle “EsDiario” se problemet mes çiftit filluan për para.
Garcia tha se Gerardi i kërkoi nënës së fëmijëve të tij një kredi në mënyrë që ai të mund ta investonte atë në biznese të tjera. Megjithatë, këngëtarja refuzoi të huazonte paratë, sepse prindërit e saj i sugjeruan që ajo të mos e bënte këtë.
“Sipas asaj që më ka thënë një person shumë i afërt i tyre, mes të dyve ka pasur një problem ekonomik.
Supozohet se Pique do t’i kishte kërkuar Shakirës para për një çështje investimi dhe familja e këngëtares nuk ka pranuar t’ia japë. Ata nuk i përziejnë paratë e tyre dhe e mbajnë ekonominë familjare në 50%,” tha Roberto Garcia.
Roberto pohon gjithashtu se këngëtarja nuk ka pasur kurrë synime të martohej.
“Shakira u fiksua pas Pique sepse i pëlqente që ai të ishte babai i fëmijëve të saj. Ajo e dinte se nuk do të martohej kurrë me të”, shtoi ai.
Edhe pse dyshja nuk u martuan kurrë, Shakira dhe Piqué mund t’i sjellin mosmarrëveshjet e tyre para gjykatës për të vendosur të drejtat e tyre mes dy djemve, Milan dhe Sasha.