Jua priste mendja që në Greqi ndodhej sozia e Flor Binaj? Këtë gjë na e zbuloi artisti Ylli Baka.

Së fundmi këngëtari ka udhëtuar drejt Greqisë për disa ditë pushimi me miqtë e tij. E teksa ka qenë duke drekuar në një nga restorantet e Mykonos, ka takuar rastësisht sozinë e aktorit. Bëhet fjal për kamarierin e restorantit i cili ka një ngjashmëri të frikshme me Florin.

Këtë foto e ka postuar edhe vetë aktori në Instagramin e tij duke e marrë të gjithë situatën me të qeshura dhe sportivitet.

“Ylli Baka ka gjetur sozinë time në Greqi”, ka shkruar ai.

Kush e priste që sozia e Florit, të ndodhej në një nga plazhet e Greqisë.