Bukuroshja Armina Mevlani di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes! Së fundmi, ajo ka zhvilluar një “Ask me a question” ku i ka kthyer përgjigje ndjekësve të saj.
Mirëpo, dikush e ka pyetur nëse ajo ka menduar që të bëjë zvogëlimin e gjoksit.
Armina ka zbuluar se e ka konsideruar në të ardhmen këtë gjë, duke qenë se vuan edhe nga skolioza.
“E kam konsideruar absolutisht, në të ardhmen sepse kam skoliozë. Por jam vërtetë e frikësuar nga çdo lloj operacioni në përgjithësi” – ka shkruar bukuroshja.
Më herët, Armina Mevlani ka folur gjatë një episodi të “Goca dhe Gra” lidhur me pushimet e saj në jug të Shqipërisë. Jo vetëm kaq por ajo u ndal në një moment të pakëndshëm për të.
Ajo ka thënë se ka parë që në bregdet derdheshin ujëra të zeza.
Jo vetëm kaq, por Armina u ndal edhe të higjiena e shezlongëve. Ajo tha se “paguan 50 euro si në Mykonos dhe i ke pis”.
“Çfarë më shqetëson mua personalisht. Unë mundohem të bëj fundjava të shkurtra sepse në pjesën e gjatë, kam pasur rezerva sa i përket jugut. Ne kemi një të keqe, një një pikë të caktuar të kohës, në një natyrë të virgjër e të bukur, derdhen ujëra në breg. Uji bëhet me flluska, ky më duket ndër problemet më të mëdha.
Në Livadhe në Dhërmi, në orë të drekës. Higjiena e shezlongeve. Shkon paguan 50 euro si në Mykonos dhe i ke pis. Shpresoj mos të betonizohet si Durrësi pjesa e jugut se mezi e kemi. Më ka ndodhur edhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf me familjen apo shoqërinë dhe ngjitur mund të të vijnë “laca” me varëse floriri që fillojnë… Është një gjë që duhet zgjidhur”,theksoi moderatorja gjatë fjalës së saj.