Festivali “Sunny Hill” ka mbaruar një ditë më parë turin 3-ditor në Tiranë. Pjesmarrja ishte e madhe dhe një pjesë e mirë ishin edhe personazhe VIP.
Kur u duk se gjithçka shkoi për mrekulli dhe të gjithë kaluan shuëm bukur, në rrjet kanë dalë pamjet nga prapaskena ku në zonën VIP ka plasur një sherr.
Romeo Veshaj shihet se ka debatuar ashpër me fjalë me një djalë me bluzë të bardhë që miqtë e kanë thirrur me emrin Edison. Më pas forcat e sigurisë private janë kujdesur të qetësojnë situatën jashtë zonës, Romeo dhe djali në fjalë shihen të tensionuar deri ne pjesën e jashtme të zonës VIP nga ku nisi sherri. Gjithashtu në këtë ndodhi është përfshirë edhe miku i Romeos, kantautori Elgit Doda, sipas Kryefjala.com.
Në këtë zonë VIP kanë qenë të akomoduar edhe emra të rëndësishëm të biznesit, ministra dhe kryetari i bashkisë.
Kliko per videon: