Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Ana Gjini i ka habitur të gjithë duke u shfaqur nuse në postimin e fundit.
Ana ka pozuar me vello e kurorë në kokë e krah fotos ka shkruar: “Sa nuse e bukur”. Të njëjtin mendim kanë pasur edhe ndjekësit duke i bërë komplimenta të shumta.
Ana është përfolur për një romancë të re pas ndarjes nga Bruno Shemsho. Dyshimet nisën nga një buqetë e madhe me trëndafila të kuq në formë zemre, të cilën Anës ia kishin bërë dhuratë, së bashku me një dedikim të veçantë.
“O rob je qetësia e shpirtit tim”, shkruhej në pusullë.