Denoncim për “Nazmijen” mashkull: Kërkon të flasë me femra, i kërcënon dhe iu kërkon para
Pedofilët, përdhunuesit, abuzuesit, mashtruesit me femrat po shtohen çdo ditë e më shumë.

Përveç ngacmimeve e abuzimeve në rrugë, femrat po ngacmohen e mashtrohen edhe në rrjetet sociale.

Ka pafund meshkuj manjakë që duke hapur profile false tentojnë të mashtrojnë vajzat, gratë, nënat me fëmijë e familje.

Një grua ka denoncuar në rrjetet sociale rastin e një burri i cili me profil fals me emrin Nazmije Aliu mashtron femrat e më pas i shantazhon e iu kërkon para.

Sipas gruas që ka denoncuar rastin, shumë femra që njeh janë mashtruar nga ky burrë i cili pasi kërkon të flasë me kamera, i kërcënon ato dhe iu kërkon para.

Rasti është bërë publik nga gruaja në fjalë që femrat e tjera që bien pre e mashtrimeve të tilla të denoncojnë rastin, të kërkojnë të drejtat e tyre për një jetë më të mirë e pa frikë.

Apeli i gruas është që femrat të ngrejnë zërin, të mos heshtin e të kërkojnë drejtësi.