Arbër Hajdari është që prej 4 vitesh në një lidhje dashurie me Vlera Devollin, me të cilën është i fejuar. Dyshja janë gati të hedhin hapin e rëndësishëm dhe ditën e nesërme, me datë 1 Tetor, ato do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.
Çifti do të bëjnë një dasmë të madhe në një ambient larg kryeqytetit dhe afër Elbasanit.

Së fundmi, Arbri ka publikuar në Instastory një foto ku shihet i veshur me kostum si dhëndër, pa e treguar fytyrën. Me siguri fotoja është nga klipi i dasmës.