Forca të shumta RENEA po zhvillojnë një operacion në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje.

Mësohet se ata po vijojnë me kapjen e të shumëkërkuarve nga operacioni “Plumbi i Artë”. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nëse kanë rënë në gjurmë të ndonjë personi, apo është bërë ndonjë arrestim.

Elbasani është cilësuar si qyteti ku fshihet Talo Çela, një nga emra që ka dal pas dëshmive të Nuredin Dumanit. Sipas tij Çela është i implikuar në disa vrasje. Nga ana tjetër, emrin i Ervis Martinaj është në këtë listë, dhe ai është shpallur i zhdukur nga familja që prej 9 gushtit të këtij viti.

Nga 32 urdhër arreste policia vuri në pranga vetëm 9 prej tyre ndërkohë që 9 të tjerë ndodheshin pas hekurave për vepra të tjera penale.

Për 14 personat që i shpëtuan aksionit të bujshëm, policia ka kryer disa kontrolle përgjatë muajve të fundit por pa sukses.