Mbrëmjen e sotme, opinionisti I Big Brother VIP, Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ai ka zhvilluar një intervistë ndryshe, duke ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të “Google”. Sigurisht që shqiptarët kanë patur një merak edhe për rrogën e tij.

“Në Big Brother nuk jam paguar sepse e kam bërë për qejf atë eksperiencë, jo për lekë. Kurse rrogë mujore unë marr 700 euro”- është shprehur Arbri.

Ka qenë Dalina ajo që ka bërë një batutë duke u shprehur se do t’i paguajë kafen, ndonse Arbri ka ngulmuar se rroga e tij është vetëm 700 euro dhe ai ia del më së miri me to.