Këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi, së fundi ka zyrtarizuar lidhjen e saj me Adis Patushin.
Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”, këngëtarja gjeti dashurinë e saj.

Lidhja e saj u konfirmua gjatë një koncerti që këngëtarja po e mbante, ku edhe shkëmbeu puthjen me Adisin para publikut.

Madje kënga e fundit e saj në bashkëpunim me Dj Pm dhe Dj Dagz e titulluar “Hana” i është dedikuar të dashurit të saj, Adisit.

Së fundi Adisi ka postuar disa fotografi profesionale bashkë me të, teksa duken tejet të lumtur.

Krah fotove ai ka shkruar: “E kam njo’ që se ka kush”.

Fifi gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP”, ka qenë shumë e komentuar për lojën e saj brenda shtëpisë.