Reperja e njohur Rina Balaj ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re. Ajo ka publikuar një pjesë të këngës në rrjete sociale.

Rina do të nxjerrë një baladë për një dashuri e cila ka përfunduar. “A thu s’koka kon e shkrume, kom lyp dashni n’vende t’gabume. Po m’mungon vetja ma shume se ti”, këndon mes të tjerash reperja.

Ky projekt muzikor vjen pak pas ndarjes nga SinBoy dhe ndjekësit e kanë parë menjëherë si dedikim.