Einxhel Shkira është shumë aktive në rrjete sociale ku nuk heziton të ndajë me ndjekësit çdo moment apo ndjesi. Vetëm së fundmi moderatorja ka publikuar në Instastory një foto ku shihet duke fjetur në krahët e partnerit të saj, Dagzit.
Einxhel e ka shoqëruar foton me një dedikim shumë të ëmbël për njeriun që i ka marrë zemrën. Ajo ka shkruar se në krahët e tij ndihet më e sigurt se kudo tjetër.

“Kur e ndjen se në krahët e tij je më e sigurt se kudo tjetër dhe në atë çast gjithçka ndalet për ty dhe asgjë tjetër në botë s’ka më rëndësi veç qenies tuaj aty bashkë të paqtë…atëherë e ndjen, e dëshiron, e kupton se ai është vendi që do të jesh çdo ditë që Zoti të bekon me jetë!!”, ka shkruar moderatorja.