Einxhel dhe Dagzi po shijojnë lidhjen e tyre që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP” dhe nuk kanë ngurruar momentet e bukura t’i ndajnë edhe me fansat e tyre në Instagram.

Sot Einxhel ka postuar një foto ku shfaqet duke pozuar krah Dagzit gjatë pushimeve të tyre në Belek, Turqi dhe tregon se familja e tyre është shtuar me një anëtar të ri.

“Delfi, anëtari i ri i familjes. Shpresoj Petter (arushi) mos bëhet xheloz”, shkruan Einxhel për delfinin të cilin mban në duar.

Ndërkohë ndjekësit i urojnë që së shpejti ata të bëhen me një beb, por për këtë nuk kemi një përgjigje nga Einxhel apo Dagz. Të dy e kanë mohuar në intervista që së shpejti do të bëhen prindër.