Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Lidhja e tyre duket se po shkon mjaft mirë dhe duket se po bëhet edhe më serioze që pas daljes së tyre nga “Big Brother VIP”.

Një ditë më parë, nëna e Dagz ka festuar ditëlindjen. E në këtë ditë të veçantë, ajo ka mbledhur familjen e saj dhe kanë udhëtuar nga Kosova për në Shqipëri për të festuar.

Ka qenë Dagz dhe motra e tij, Aurora Gumnishta, ata që kanë zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se po festojnë ditëlindjen e nënës në Tiranë.

Madje dj i njohur ka zbuluar se pranë tyre është edhe partnerja e tij, Einxhel Shkira. Duket se përveç bekimit të babait të Einxhel i cili disa ditë më parë komentoi në foton e çiftit “yjeee”, tashmë ata kanë marrë dhe miratimin e familjes së artistit.

Nga ana tjetër kujtomë se Einxhel ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë me Dj Dagz. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusoj vetëm tek karriera.

Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.