Ish kryeministri, Sali Berisha ka ndërhyrë gjatë seancës që po zhvillohet ditën e sotme në Kuvend, për të kërkuar përmirësimin e shërbimeve dhe ndërtimin e një strehe për punonjësit e gardës që po rrinin në shi.

Berisha u shpreh ndaj Ermonela Felajt e cila ishte drejtuese e seancës se detyra e saj nuk ishte vetëm të shihte mikorfonin por edhe të kujdesej për kushtet më minimale në Kuvend.

“Ndërkohë që lfitet këtu debatohet, janë një grup punonjësish të gardës tek dera që po rrinë në shi dhe nuk ubëhet një strehë për të qëndruar edhe nëdetyrë. Është e panevojshme të lihen siç janë lënë. Ndaj ju që drejtoni parlamentin nuk keni detyrë të shihnivetëm mikrofonin por tërësinë e shërbimeve dhe kushteve më minimale. Gazetarët kanë një strehë aty, shumë mirë, por edhe rojeve u bëhet një strehë. Kjo ishte në rrafshin human”– tha Berisha.