Kryeministri Edi Rama ka folur sot për shërbimet dixhitale, që sipas tij qytetarëve do t’u ofrohet çdo shërbim në mënyrë online. Por teksa fliste për këtë çështje, një problem teknik me mikrofonin duket se e ka acaruar kreun e qeverisë.

Rama vazhdonte të mbante fjalimin, por mikrofonin i tij herë pas here interferonte, duke e acaruar atë. Kreun e qeverisë nuk e kanë mbajtur nervat dhe i është kthyer teknikës.

“Në mbyllje do t’ju them një anekdotë që është reale, jo bracolët. Qeveria jonë e kishte gati sistemin e funksionimit për të mos pasur më qarkullim letrash dhe për të mundësuar që të gjitha aktet që kalojnë në qeveri të vinin në këshillin e ministrave dhe të materializoheshin pa letra.  E kishim sistemin aty.  U deshën vite që letrat të hiqeshin nga sistemi…
Do shpërthejë kjo, po shpërthejeni tamam, se keni kaq kohë që po i vini vërdallë. Mos e bëni kështu me kollitje të lehta. Kështu që…ëëë e ka fajin telefoni, e -albania”, tha Rama duke vazhduar fjalimin e tij dhe më pas futi telefonin në xhep.