Sali Berisha i ftuar në “Why Not” ka komentuar dhe dasmën e djalit të tij, Shkëlzen Berisha dhe blogeres Armina Mevlani.

Berisha tha se ishte i lehtësuar, pasi dyshja nuk e kishin ngarkuar me ndonjë detyrë lidhur me organizimin e dasmës.

Berisha: Dasma është një moment gëzimi, shumë i veçantë. Është ceremonia e jetës së njeriut në të cilën mbi të gjitha ndan gëzimin me gjithë të tjerët.

Ishte një dasmë ku Shkelzeni dhe Armina ndanë gëzim me gjithë të ftuarit.

Meqenëse nuk më kishin ngarkuar asnjë detyrë isha më i lehtësuari aty pasi ata kanë pasur shumë ngarkesë në përgatitjen e saj. Por kishin bërë një punë të shkëlqyer, i përqafoj.

Ndërkohë një vlerësim edhe për nusen.

Berisha: Armina erdhi në shtëpinë tonë si vajza jonë e dytë dhe ka të gjithë dashurinë dhe respektin tonë.