Aktorja Monica Bellucci ka publikuar disa foto nga Monako ku mori pjesë në një event për të nderuar Maria Callas, por mesa duket vëmendjen nga ndjekësit e mori photoshopi i tepruar.

Aktorja italiane e cila konsiderohet ndër femrat më të bukura, kishte veshur një fustan vishjne të gjatë me një dekolte të lehtë si dhe shoqëruar me një gjerman dhe vëthë diamanti. Por ajo që ‘inatosi’ përdoruesit e rrjeteve sociale ishte modifikimi i tepruar i fotove.

Çfarë budallallëku. Unë mund ta kuptoj pak fotoshopin, por ky është një person krejtësisht i ndryshëm“-ka shkruar një ndjekës.

Ti je aq e bukur, nuk ke nevojë ta rregullosh fytyrën me aplikacione”,-ka shkruar një tjetë, teksa një ndjekës thotë: ‘Një nivel i tillë photoshopi duhet të jetë i paligjshëm”.

Bellucci u shpërblye për performancën e saj të mahnitshme në Maria Callas ” Letra dhe kujtime ” në mbështetje të Ada Iliopoulou & Fondation Princesse Charlène de Monaco.  Bellucci mori pjesë në mbrëmjen e bamirësisë që mundësoi mbledhjen e fondeve për Fondacionin Princesha Charlene de Monaco, e cila ndihmon fëmijët e të gjitha moshave dhe nga të gjitha prejardhjet (sociale dhe gjeografike).

Bellucci në një intervistë para disa vitesh kishte pranuar se është krenare për rrudhat dhe rrathët e syve pasi ata tregojnë se ajo ka jetuar dhe ka kaluar shumë. Ndërkohë që duke për shaka ajo tha se është gjë e mirë që ekziston photoshopi pasi të jep mundësinë të shohësh veten ndryshe.